Ymer Ymeri, vëllai i mësuesit të vrarë, Hakiut, nga Vojniku i Skenderajt ka thënë se në luftë ishte burgosur nga Sabit Geci dhe ishte rrahur nga ai dhe disa të tjerë në Krumë të Shqipërisë.
Ymeri, ka treguar se mes atyre që e kanë rrahur ka qenë edhe një grua, për të cilën më pas mori vesh se është gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
“Më ka burgosur, Sabit Geci në vitin 1999 në prill”, ka treguar Ymeri. “Kam qenë i rrahur dhe i maltretuar. Më ka rrahur Riza Alia, komandat Hoxha i thoshin. Fatmir Thaçi po ashtu dhe më kanë mbajtur në burg dy muaj e gjysmë”.
“Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin, para dy-tre muajsh. Ajo është Shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri në Zona B në Klan Kosova.
Rexhp Selimi po ma dokumenton se ka qëndruar pas gruas së tij atëherë kur ajo na rrihte thupër.