Pas përfundimit të sezonit të tmerrshëm të Manchester United, më në fund kanë dalur në publik të gjitha të palarat brenda zhveshtores së ‘Djajve të Kuq’, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë tërë këtij viti është raportuar se ka pakënaqësi të mëdha në mesin e yjeve të United, duke çuar në shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe rezultatet tejet të dobëta edhe me trajnerin e ri, Ralf Rangnick.
Edinson Cavani, ylli i Uruguajit, ka qenë një nga më të pakënaqurit në zhveshtore, duke tentuar edhe ta lë Unitedin për Barcelonën në janar, por një gjë e tillë iu pamundësua.
“Cavani u ishte ‘inatosur’ pasi i dha fanellën nr.7 Cristiano Ronaldos dhe iu tha të luftonte për vendin e tij”, tha një burim për gazetarin Mark Ogden.
Edinson Cavani was “pissed off” after giving the no.7 shirt to Cristiano Ronaldo and being told to fight for his place. Cavani couldn’t believe that it got dark outside at 3pm in winter. He knew he wasn’t going to play with Ronaldo & wanted to join Barcelona #mulive [@MarkOgden_]
— utdreport (@utdreport) May 23, 2022
Më tej, Ogden thotë: “Cavani nuk mund ta besonte se gjatë dimrit bëhej errësirë në orën 3 pasdite. Ai e dinte se nuk do të luante me Ronaldon dhe donte të bashkohej me Barcelonën.”
Uruguaiani 37 vjeçar nënshkroi me klubin britanik verën e vitit 2020, si agjent i lirë pas largimit nga PSG. Gjatë sezonit të tij të parë me United, ai shënoi 17 gola në 32 ndeshje./gazetametro.net