Loading…

Ylli Limani me thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK’në

  • 09/09/2026 | 19:48

Ylli Limani me thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK’në

Këngëtari i njohur Ylli Limani i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


Përmes një mesazhi publik, Limani ka ftuar qytetarët që të bashkohen në marsh, duke përcjellë mesazhin:

“Më 12 shtator marshojmë për lirinë. Marshojmë për UÇK-në.”

Thirrja e tij i bashkohet mbështetjes së gjerë që po vjen nga artistë, figura publike, organizata, klube sportive, bashkësi fetare, familje të dëshmorëve, veteranë, biznese dhe qytetarë nga mbarë Kosova në prag të 12 shtatorit.

Marshi për Liri organizohet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, si dhe në mbrojtje të vlerave dhe historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

Kosova po pret. Më 12 shtator, marshojmë për UÇK-në.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë