Loading…

Ylli kosovar – Fisnik Asllani me vizion të qartë: Ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

  • 11/05/2026 | 16:50

Ylli kosovar – Fisnik Asllani me vizion të qartë: Ëndërrojmë Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i TSG Hoffenheim, ylli kosovar, Fisnik Asllani, ka folur për mundësitë e skuadrës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pas fitores ndaj Werder Bremen, transmeton Gazeta Metro.


Hoffenheimi siguroi tri pikë të rëndësishme në javën e 33-të të Bundesliga, duke e mposhtur Bremenin me rezultat minimal 1-0 në “PreZero Arena”. Golin e vetëm të takimit e realizoi Bazoumana Touré në minutën e 26-të.

Pas kësaj fitoreje, Hoffenheimi renditet në vendin e pestë me 61 pikë, po aq sa VfB Stuttgart që mban pozitën e katërt. Me vetëm edhe një ndeshje të mbetur, skuadra e Asllanit vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një vend në top 4, por përveç fitores së saj, i duhet të shpresojë edhe në një hap fals të Stuttgartit në javën e fundit.

Duke folur për objektivin e Ligës së Kampionëve, Asllani u shpreh optimist, por njëkohësisht kritik për paraqitjen e ekipit.

“Ëndrra për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve është ende aty”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë