Loading…

Ylli i Suharekës ankohet për FBK e përgatit kallëzim penal për demoluesit e palestrës ’13 qershori’

  • 22/09/2023 | 18:40

Ylli i Suharekës ankohet për FBK e përgatit kallëzim penal për demoluesit e palestrës ’13 qershori’

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) gjatë ditës së sotme ka publikuar dënimet e shqiptuara lidhur me incidentet e natës finale në Superkupën e Kosovës në basketboll.


Gjatë finales që u zhvillua pati incidente të shumta si brenda ashtu edhe jashtë palestrës, “13 Qershori”, shkruan Gazeta Express.

Për këtë, Komisioni i Garave i FBK-së shqiptoi dënim në total prej 1700 eurosh ndaj organizatorit, KB Golden Eagle Ylli.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe KB Ylli i Suharekës të cilët mendojnë se Komisioni i garave ka përdorur kriter të dyfishtë.

“Sot gjatë ditë kemi pranuar informatorin e III të Superkupës së Kosovës dhe shohim një kriter të dyfishtë nga komisioni i garave. Shqetësimi ynë qëndron te këto kritere që vitin e kaluar pas eskalimit të situatës janë shqiptuar dënime për dy ekipet pjesëmarrëse në finale dhe jo organizatori, por që këtë vit ndodh kundërta, dënohet organizatori dhe jo ekipet pjesëmarrëse!!”, thuhet fillimisht në reagimin e Yllit.

Tutje klubi nga Suhareka ka paralajmëruar edhe padi për ata që demoluan palestrën “13 qeshori”

“Përndryshe ju njoftojmë që ky rast nuk do të mbyllet me kaq pasi që klubi në bashkëpunim me Komunën e Suharekës dhe Policinë e Kosovës do hapin kallëzim penal për demolimin e palestrës “13 Qershori”, thuhet në reagimin e Yllit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë