Loading…

Ylli i Prishtinës rrahet në një turne të futbollit të vogël

  • 28/06/2022 | 22:38

Ylli i Prishtinës rrahet në një turne të futbollit të vogël

Gjatë ditës së sotme disa nga futbollistët e Superligës së Kosovës po merrnin pjesë nëpër turne të ndryshëm në futboll të vogël.


Shumica nga ta edhe pse e konsiderojnë vetën si futbollistë profesionistë, ata rrezikojnë karrierën e tyre dhe rreziku tjetër është se mund të lëndohen dhe klubet e tyre mund ta pësojnë më së rëndi nga ndeshjet që ata po i zhvillojnë në këto turne.

E sapo është zhvilluar finalja në një turne, ku në një ekip kanë qenë Mark Milicaj (Dukagjini), Xhevdet Shabani (Malisheva) dhe Mendurim Hoti (Prishtina).

Ylli i Prishtinës, Medurim Hoti ka qenë protagonist për të keq, pasi pati një përplasje me një futbollist kundërshtar, duke e goditur me kokë e pastaj ndodhi një sherr masiv.

Gjithsesi pas sherrit transmetimi i kësaj finale u ndërpre dhe u fshi nga faqja që po e transmetonte ndeshjen.

Gjithsesi lexuesit e Gazetës Olle kanë dërguar foto në adresë të redaksisë nga sherri masiv që e shkaktoi Hoti. /Gazeta Olle/

VIDEO.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë