Loading…

Ylli i Juventusit konsideron kalimin te Barcelona

  • 25/05/2021 | 15:17

Ylli i Juventusit konsideron kalimin te Barcelona

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt është duke konsideruar të ardhmen në Torino dhe mund të jetë i hapur për kalimin te gjiganti spanjoll, Barcelona.


Holandezi ka kaluar dy edicione te Juventus, ndërsa vazhdon të kërkohet me ngulm nga katalunasit, transmeton lajmi.net.

Sipas Catalunya Radio, De Ligt nuk është shumë i rehatshëm në Itali dhe do ishte i hapur për transferimin te Barcelona.

Raporti zbulon se De Ligt dëshiron të ribashkohet me ish bashkëlojtarin, Frenkie de Jong.

Sidoqoftë, pavarësisht interesimit të mbrojtësit, marrëveshja do jetë mjaftë e vështirë që të arrihet.

Juventus e vlerëson kartonin e De Ligt në vlerë prej 67.5 milionë funte (58.3 milionë euro) dhe duke marrë parasysh borxhet e Barcelonës, atëherë mundësia e vetme shihet shkëmbimi me ndonjë lojtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë