Loading…

Ylli i Dortmund në radar të klubeve angleze, favorit Liverpool

  • 16/02/2022 | 19:16

Ylli i Dortmund në radar të klubeve angleze, favorit Liverpool

Skuadra e Liverpool janë duke menduar për të transferuar yllin e ri anglez i cili luan tek skuadra e Borussia Dortmund, Jude Bellingham, transmeton Gazeta Metro.


‘The Reds’ është raportuar se janë duke kërkuar një mesfushor qendror dhe emri i Jude Bellingham duket se është më i pëlqyeri në ambientet e klubit, ngase shihet si zëvendësuesi direkt i kapitenit, Jordan Henderson me kalimin e kohës.

Në garë për të riun anglez janë edhe dy skuadrat tjera angleze, Manchester City dhe Chelsea por Liverpool duket se është më favorit pasi është edhe një lojtar shumë i preferuar i Jurgen Klopp i cili ka ditur të bind shumë lojtarë për të kaluar në Liverpool, rasti i fundit ishte me Luis Diaz.

Liverpool besohet se janë duke monituruar edhe situatën e belgut të Leicester City, Youri Tielemans i cili ka refuzuar përfundimisht kontratën e re me klubin anglez dhe pritet të largohet këtë sezon.

Vlera e futbollistit në faqen e njohur ‘Transfermarkt’ është 75 milionë euro. Kontrata e tij me ekipin gjerman është deri në qershor të vitit 2025, ai këtë sezon ka zhvilluar gjithsej 20 ndeshje në Bundesligë duke realizuar 3 gola dhe 6 asistime. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë