Loading…

Xhudistët nga Kosova mësojnë shortin drejt medaljeve olimpike, këta janë kundërshtarët e tyre

  • 22/07/2021 | 08:43

Xhudistët nga Kosova mësojnë shortin drejt medaljeve olimpike, këta janë kundërshtarët e tyre

Ekipi olimpik i xhudos ka mësuar shortin në rrugën drejt medaljeve olimpike.


Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova synojnë medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, përcjell GazetaBlic Sport.

Distria Krasniqi e cila garon në kategorinë -48 kg ka kaluar raundin e parë pa luftë, pasi është bartëse e kategorisë. Ajo do të garojë të shtunën. Në raudin e dytë do të përballet me fituesin e luftës Chibana – Boncafe.

Majlinda Kelmendi në raundin e parë do të takohet me Reka Pupp në kategorinë -52kg. Ajo garon me 25 korrik.

Nora Gjakova në raundin e parë kalon pa luftë, kurse në raundin e dytë pret fituesen e luftës Sabina Filzmose – Sanne Verhagen. Nora garon me 26 korrik.

Pa luftë në raundin e parë do të kalojë edhe Loriana Kuka e cila garon në kategorinë -78kg. Ajo në luftën e dytë përballet me fituesen e duelit Marie Brasner – Aleksandra Bbainsteva. Kuka garon me 29 korrik.

Akil Gjakova në raundin e parë garon me Ahmed Yanash, ndërsa në raundin e dytë nëse kalon tutje e pret Nils Stump.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë