Ylli i Denver Nuggets, Nikola Jokic, ka rënë dakord për kontratën më të madhe në historinë e NBA, një marrëveshje pesëvjeçare prej 270 milionë dollarësh, transmeton Gazeta Metro.
Kështu thanë agjentët e tij, Jeff Schwartz dhe Mike Lindeman nga Excel Sports, të premten për ESPN.
Jokic, i cili u bë MVP dy herë rresht në NBA, tani është siguruar te Nuggets për një total prej gjashtë sezonesh për 303 milionë dollarë.
Kontrata do të fillojë gjatë sezonit 2023-24 me 46.6 milionë dollarë dhe do të rritet çdo sezon deri në 2027-2028, kur Jokic do të fitojë 61.5 milionë dollarë.
Një përzgjedhje e draftit të raundit të dytë, Jokic ka evoluar në një nga gjigantët më të fuqishëm historinë e lojës.
Jokic, 27 vjeç, shënoi mesatarisht 27.1 pikë, 13.8 kërcime dhe 7.9 asistime në 74 ndeshje për Nuggets sezonin e kaluar, teksa mposhti qendrën e Philadelphia 76ers, Joel Embiid, për të fituar nderin më të lartë individual të ligës për të dytin sezon radhazi, duke u bërë lojtari i 15’të që fiton të paktën dy çmime MVP në karrierën e tij dhe i 10’ti për t’i fituar ato në sezone të njëpasnjëshme./gazetametro.net