Loading…

Xhiro e 25’të e Premier League: Broja dhe Rashica përballen sot me klubet e Manchesterit

  • 12/02/2022 | 08:41

Xhiro e 25’të e Premier League: Broja dhe Rashica përballen sot me klubet e Manchesterit

Skuadra e Armando Brojës, Southampton udhëton në ‘Old Trafford’ për të sfiduar Manchester United, kurse Norwich City ekipi ku bën pjesë anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është nikoqir i vendit të parë, Manchester City,  transmeton Gazeta Metro.


Sot në kuadër të Premier League zhvillohet java e 25’të ku do të na presin pesë sfida mjaft interesante.

Nga ora 13:30 skuadra e Manchester United pret skuadrën e Southampton në të cilën bën pjesë sulmuesi shqiptar, Armando Broja i cili është duke kaluar momente mjaft të mira në Premier League.

Në ora 18:30 tjetër futbollist shqiptar i cili pritet të zbres në fushën e gjelbërt është Milot Rashica i cili ende nuk ka realizuar golin e tij të parë në Premier League. Skuadra e Rashicës, Norwich City është nikoqir i kampionit në fuqi, Manchester City.

Ndeshje tjera që do të zhvillohen në ora 16:00 janë: Brentford-Crystal Palace, Everton-Leeds United, Watford-Brighton.

Sot ishte parashikuar të luhej edhe derbi i madh londinez Chelsea-Arsenal por për shkak të impenjimeve të bluve të Londrës në Botërorin e Klubeve sfida është shtyrë. Chelsea në finale takohet me skuadrën braziliane, Palmeiras në ora 17:30. /gazetametro.net 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë