Loading…

Xherdan Shaqiri: Mezi pres të filloj sezonin e ri

  • 19/02/2022 | 12:53

Xherdan Shaqiri: Mezi pres të filloj sezonin e ri

Xherdan Shaqiri së fundmi u largua nga Olympique Lyon dhe u transferua tek skuadra amerikane, Chicago Fire, ndërsa të premten ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me klubin e ri, transmeton Gazeta Metro.


30-vjeçari në intervistën e tij të parë në webfaqen e klubit është shprehur se është shumë i lumtur me atmosferën e ekipit dhe se po presin me pa durim të filloj sezoni i ri.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi. Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni”, theksoi Shaqiri.

Ai ndër të tjera foli edhe për stërvitjen e tij të parë me klubin amerikan, duke cituar: “Stërvitja e parë ishte shumë zbavitëse. Pash djem shumë të mirë të cilët dëshirojnë të punojnë fort dhe të mësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Duhet të punojmë fort në fushë dhe të jemi të koncentruar në stërvitje. Mezi pres të nis sezonin me bashkëlojtarë”.

Shaqiri ka luajtur në shumë klube të famshme europiane si Basel, Inter, Bayern Munich, Stoke City, Liverpool dhe Lyon duke pasur një eksperiencë të madhe ai pritet t’i ndihmojë klubit të tij të arrij objektivat e këtij sezoni. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë