Loading…

‘Xheloz’ pak Kurti pse Osmani shkoi në LDK: Mos ngatërro ambiciet me faktet

  • 07/05/2026 | 10:10

‘Xheloz’ pak Kurti pse Osmani shkoi në LDK: Mos ngatërro ambiciet me faktet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, reagoi rreth raporteve politike e diskutimeve rreth afërsisë së Vjosa Osmanit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se vendimmarrja politike i takon vetëm qytetarëve përmes votës, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve të fundit është tregues i qartë i vullnetit qytetar dhe nuk mund të ndryshohet nga interpretime apo qëndrime politike.

“Populli vendos. Dhe mos harroni qysh ka vendos para katër muajsh. 51 .1 përqind ia dha VV-së dhe iu afruam shumë pranë shifrës 500 mijë vota. Vetëm shikoni rezultatin e 28 dhjetorit, 57 deputetë VV-ja, LDK-PDK-AAK së bashku 43 deputetë. Nuk jemi duke u krahasuar dy parti, por e gjithë opozita me VV-në. Njerëzit kanë dëshira, dhe është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me fakte”, tha Kurti.

Ai shtoi se çdo person mund të ketë ambicie politike, por ato nuk përcaktojnë pushtetin, duke theksuar se përpjekjet për ta ndalur Lëvizjen Vetëvendosje sipas tij kanë sjellë efekt të kundërt, duke rritur mbështetjen për të.

“Të gjithë që kanë ambicie politike, duan pushtet e kanë vizione ide për të mirën e qytetarëve le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden dhe ju dëshiroj sukses. Për këtë gjë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarë do posti, për këtë vendos vetëm populli. Besoj që qytetarët e kanë kuptuar që çdoherë kur përpiqen t’ia vësh digën një rrjedhe soci-historike e politike siç është VV-ja, do të ketë gjithnjë e më shumë prurje. Sa herë na kanë vënë diga, është rritur prurja”, deklaroi ai./gazetametro.net

Pas heshtjes për shtyrjen e aktgjykimit në Hagë, Kurti: Kemi nevojë për gjykata normale, jo speciale

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë