Loading…

Xhelili: Vetëm vdekja do të më ndalë të luftojë për lumturinë e popullit tim

  • 09/06/2017 | 23:03

Xhelili: Vetëm vdekja do të më ndalë të luftojë për lumturinë e popullit tim

Kandidati për deputet nga PDK’ja, Fatmir Xhelili pak orë para mbylljes zyrtare të fushatës ka kujtuar një premtim që i ka bërë një djali që ka takuar gjatë fushatës në Reçak.


Ai ka thënë që askush nuk do ta ndalë për të punuar për të mirën e vendit. ASgjë përveç vdekjes, siç ai u shpreh.

Xhelili poashtu ka kujtuar të drejtën që e ka secili të jetë i lumtur, përcjell gazetametro.net

“Po flas e po shkruaj prej zemrës se ua kam borxh. Për shumë arsye ua kam borxh. Ua kam borxh se ndoshta nuk kam mujtë me ardhë me ju pa aq sa duhet, nuk kam mujtë me ardhe e me i ndëgju hallet e dertet…E tash gjatë këtyre ditëve ‘kampanje’ e ‘fushate’ ndoshta edhe ju kam ngushtu sikurse gjithë të tjerët që ju kanë kërkuar votën. E votë me dhanë keni”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Madje, të njejtin premtim që i bëri djalit në Reçak, ai ja ka bërë edhe fëmijëve e bashkëshortes së tij.

“Ju premtoj, siç ju kam premtuar pesë fëmijëve të mij, siç i kam premtuar bashkëshortes time, motrave e vëllaut, siç ju kam pasë betuar bashkëluftëtarëve të mi, siç ju kam premtuar miqve e dashamirëve, siç i kam premtuar djaloshit në Reçak: Kurrë, asgjë, përveç vdekjes nuk ka me më ndalë me luftu për lumturinë e popullit tim. Kurrë. Rrnofshi me shëndet e të mira”, ka përfunduar ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë