Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, transmeton Gazeta Metro.
Në kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes, emri i Rabit Konjufcës figuron si këshilltar politik, ani pse të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e kësaj ministrie.
Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes (VV).
Ndërsa ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn.
Zëvendësministër në këtë ministri, Kurti emëroi dje Shemsi Sylën. Ky i fundit kishte shërbyer në UÇK, pastaj në TMK e FSK. /gazetametro.net