Loading…

Xhavit Haliti: Unë kam propozuar që ushtria të quhej UÇK

  • 19/11/2020 | 21:54

Xhavit Haliti: Unë kam propozuar që ushtria të quhej UÇK

Nënkryetari i PDK’së Xhavit Haliti, tha se ishte ai që kishte propozuar që ushtria të quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Ky propozim sipas Halitit edhe ishte miratuar më pas.

“Propozimi ka qenë i imi që ushtria të quhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe më pas ky propozim është miratuar”, ka thënë ai.

Ai e tha këtë në një debat televiziv, ku tha se ushtria për parim e ka pasur që të mos bëjë krime dhe kjo edhe ka ndodhur.

“Nuk ka asnjë rast që UÇK-ja ka bërë ndonjë krim siç ka bërë Serbia. UÇK-ja është demilitarizuar në vitin 1999 dhe ato që kanë ndodhur pas këtij viti nuk mund t’i mveshen UÇK-së. Ndoshta ka pasur individ që kanë bërë krime, por kjo është punë e prokurorisë që t’i zbulojë të gjithë ato vrasje”, tha Haliti.

Sipas tij politika nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë, por tha se ishte e papritur arrestimi i krerëve të UÇK’së.

“Nuk kam pritur që ata të arrestohen, por element që kanë kryer krime të drejtpërdrejta, njerëz që nuk kanë marrë urdhra”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Haliti tha se ushtria dhe policia serbe kanë kryer krime në Kosovë, por që ata nuk ishin paditur as në mënyrë individuale e as kolektive./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë