Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka akuzuar pushtetin serb për vrasjen e kreut të partisë SDP Oliver Ivanoviq, në veri të Mitrovicës.
Sipas Halitit, Ivanoviq ka qenë një serb që e ka dashur popullin e vet dhe ka lufutar për të drejtat e tyre, e ky veprim i tij mund të ketë ndikuar sipas Halitit në vrasjen e tij.
“Ai ka qenë një serb që e ka dashur popullin e vet dhe ka luftuar për të drejtat e popullit të vet. Nga deklaratat e tij unë kam kuptuar që ai i është frikësuar atentatit apo vrasjes nga pushtetarët e Serbisë të cilët nuk duan një zë ndryshe të serbëve në Kosovë siç ka qenë zëri kritik i Oliver Ivanoviqit”, ka thënë ai.
http://gazetametro.org/xharra-ivanovic-nuk-u-vra-nga-shqiptaret-serbia-po-vazhdon-traditen-e-rastit-panda/
Haliti, ka theksuar se nuk beson se në vrasjen e Ivanoviqit nuk ka marrë pjesë ndonjë shqiptar, por shton se një gjë të tillë e kanë bërë bandit kriminale që veprojnë në veri të vendit ose kundërshtarët e tij politik.
“Unë nuk besoj se ndonjë shqiptar ka marrë pjesë në vrasjen e Oliverit apo ka marrë pjesë në atentat, por besoi shumë se e vërteta do të dalë tek ajo që konfliktet në serbi dhe zëri ndryshe i Ivanoviqit për interesa të serbëve e ka vrarë oliverin. Segmentet e caktuara, qoftë të grupeve të bandave të krimit të organizuar në veri apo kundërshtarët e tij politik e kanë organizuar këtë krim”, tha Haliti në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
http://gazetametro.org/haliti-me-qejf-pret-perballjen-me-raportin-e-dick-martyt/