Loading…

Xhavit Haliti i nxjerr rrenën në shesh Blerta Deliut

  • 16/11/2016 | 15:03

Xhavit Haliti i nxjerr rrenën në shesh Blerta Deliut

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila u përfol në media si ministre e ardhshme në Ministrinë e Integrimeve, para dy ditësh në një emision në KTV tha se asaj i është ofruar ky post, por ajo e ka refuzuar për shkak se vendi shumë shpejt pritet të shkoj në zgjedhje.

Mirëpo, sot Xhavit Haliti, njëri nga personat me peshë të madhe në PDK, ka thënë se zonjës Deliu asnjëherë nuk i është ofruar drejtimi i ndonjë ministrie, e asaj të Integrimeve.

Haliti në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se PDK zyrtarisht nuk ia ka ofruar postin e ministres së Integrimeve Evropiane, deputetes Deliu-Kodra.

Haliti, njeriu i dytë në PDK, pas Kadri Veselit, ka thënë se në mbledhjet e kryesisë ku ai ka marr pjesë, Blerta Deliut nuk i është ofruar posti i ministres së Integrimeve.

“Blerta Deliut nuk iu ka ofruar posti i ministres, sepse në kryesi të partisë nuk është propozuar një gjë e tillë, përveç nëse është thënë në ndonjë mbledhje që unë s’kam qenë”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Ministria e Integrimeve Evropiane tash e disa muaj ka mbetur pa ministër dhe zëvendësministër, pasi ministri Bekim Çollaku e zëvendësi i tij, Ramadan Ilazi kanë dhënë dorëheqje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë