Loading…

Xhavit Haliti i ankohet për kushtet e sallës së Kuvendit, Konjufcës: Po na shkakton lodhje dhe nervozë

  • 09/02/2022 | 18:24

Xhavit Haliti i ankohet për kushtet e sallës së Kuvendit, Konjufcës: Po na shkakton lodhje dhe nervozë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, i është ankuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për kushtet e sallës ku mbahen seancat, shkruan Gazeta Metro. 


Gjatë seancës së Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se duhet të bëhet oksigjenizimi i sallës dhe blerja e pajisjeve të reja.

“E kom për një çështje që lidhet jashtë kësaj. Zoti kryetar unë e di që je kursimtar dhe në përgjithësi ju kurseni shumë buxhetin e Kosovës. E kemi pasë nisë ni proces të oksigjenizimit të sallës ne, edhe pse nuk po punojnë aparatet po du me ditë, sepse ty po të kushton, edhe neve po na kushton me kohë, po mbesim me një ligj, me një çështje kur po votojmë ka pesë orë, t’u numëru më dur, numëro ç’numëro”, ka thënë Haliti.

Tutje ai ka thënë se nuk duhet të kursehet lidhur me krijimin e kushteve më të mira në sallë pasi sipas tij kjo gjendje po shkakton lodhje dhe nervozë.

“Nuk duhet me kyrsu, se kto mos sot nesër duhet me i rregullu. Edhe këto të oksigjenizimit se beso nuk ka sallë kund kom marrë pjesë në krejt sallat e parlamenteve nëpër botë që osht në këtë gjendje si salla jonë, nuk mundet salla e parlamentit mu nxe as me qeta, se ata nuk jon për këtu, ata janë për kafe, nuk jon për parlament ku rrin 8 orë, 10 orë deputeti. Duhet me i rregullu edhe këta artoprlantat, edhe mikrofonat, edhe votimin me elektronikë e jo më na lanë ka 1 ditë, tri ditë me dy tri çështje të pa përfundume. Edhe po besoj që edhe çështja e rregullores së kuvendit që nuk e lejon mo me u përsëritë votimi për ni çështje brenda gjashtë muajve, duhet mu rregullu se na mbeten tu u rregullu, n’gjitha legjislaturat kemi grumbullu rezoluta, projektligje, vendime të cilat nuk janë miratu asnjëherë dhe janë bartë në legjistraturën tjetër”, ka thënë Haliti.

Tutje ai ka thënë se duhet të rregullohet votimi i fshehtë dhe të rregullohet salla, pasi që po shkakton lodhje dhe nervozë.

“Na duhet me rregullu qysh i kanë parlamentet e tjera. Po. Po të them këtë që është në dorën tande ose edhe në dorën e kryesisë, po e them rregullo votimin e fshehtë, rregullo sallën që të kemi mundësi me nejtë të qetë se kjo po na shkakton edhe lodhje edhe nervozë, kjo gjendje që është në sallën e Parlamentit. Me fut ju qetash me e matë si është gjendja e ajrit brenda në sallë beso që është shqetësuese. Faleminderit”, ka thënë Haliti.

Me konstatimin e Halitit është pajtuar edhe Konjufca.

“Këto janë elementare, është e vërtetë”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca në përgjigje, duke premtuar se do të zgjidhen problemet e kushteve elementare të punës. /gazetametron.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë