Loading…

Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Kam pi kafe me të një natë para vrasjes së tij

  • 03/10/2018 | 23:37

Xhavit Haliti flet për vrasjen e Ahmet Krasniqit: Kam pi kafe me të një natë para vrasjes së tij

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se pjesëtarët e FARK-ut le të tregojnë se në cilat beteja kanë marrë pjesë.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë ka persona që kanë shëtitur me qen për dore në rrugët e Tropojës.

“Njoh disa që janë endur nëpër Tropojë me qenë për dore, e sot janë komandant të mëdhenj”.

Haliti ka thënë se disa maskarenj kanë shfrytëzuar boshllëkun në ligjin për veteranët, për të përfituar nga procesi.

Duke folur për raportet me Ahmet Krasniqin, Haliti ka thënë se ai ka qenë njeriu që e ka pritur në Tiranë dhe madje një ditë para vrasjes ai kishte pirë kafe me të.

“Unë e kam pritë Ahmet Krasniqin në Tiranë dhe e kam mbështet deri sa ai nuk ka dashur. Krasniqin si ministër nuk e ka njohtë as Bujar Bukoshi”.

Xhavit Haliti ka thënë se takimin me të, Ahmet Krasniqi e ka kërkuar vetë.

“Një natë para vrasjes së tij, unë kam pirë kafe me Ahmet Krasniqin në Rogner. Si mund të pishë kafe me dikë që nuk ke muhabet. Kam të gjitha fotografitë me Ahmet Krasniqin dhe raportet me të”.

“Më thirri Ahmet Krasniqi dhe më tha bacë unë nuk po mundem pa ty edhe ti s’mundesh pa mu”, tha Haliti.

“Ahmet Krasniqi ka qenë shume i sinqertë, por nuk ka qenë për formën e luftës në Kosovë, sepse ai ishte oficer i karrierës”.

Ai ka thënë se Fatos Klosi nuk ka gisht në vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe se ai është një hero jo në Shqipëri por në Kosovë.

“Unë vet kam kërkuar të hetohem së pari unë pastaj të tjerët me radhë për vrasjen e Ahmet Krasniqit”, tha Haliti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë