Loading…

Xhavit Drenori i uron fitoren Ramiz Lladrovcit

  • 18/12/2016 | 21:02

Xhavit Drenori i uron fitoren Ramiz Lladrovcit

Kandidati i pavarur në zgjedhjet për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, që nuk arriti të kalonte në balotazh tash ka uruar Ramiz Lladrovcin që ka fituar në këtë garë, shkruan gazetametro.net.


Ai shkroi se për çdo punë të mirë për qytetarët e Drenasit, Lladrovci do ta ketë krah të djathtë,nga pozita prej asamblisti, por edhe për vendime të dëmshme do ta ketë kundërshtarin më të madh.

Ky është postimi i plotë i Drenorit në rrjetin social facebook:

“Drenasi zgjodhi kryetarin

Urime qytetarëve të Drenasit, urime kryetarit z. Ramiz Lladrovci.

Ramiz, të priftë e mbara!

Për çdo punë të mirë për qytetarët e Drenasit do me kesh krah të djathtë, kuptohet nga pozita ime prej asamblisti.

Për vendime të dëmshme për qytetarët e Drenasit dhe shkelje ligjore do me kesh kundërshtarin më të madh në kuvendin komunal.

PS.: Sado që nuk ishte zgjidhja ime, respektoj vendimin e shumicës së qytetarëve që dolen në zgjedhje”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë