Loading…

Xharra: Vetëvendosja lëvizin të armatosur, Shpendi jeton në lagje luksoze

  • 07/06/2017 | 19:49

Xharra: Vetëvendosja lëvizin të armatosur, Shpendi jeton në lagje luksoze

Arbana Xharra i është kundërpërgjigjur Shqipe Pantinës nga Vetëvendosje, e cila e ka përmendur një truproje të Xharrës.


Anëtarja e PDK’së ka thënë se ajo nuk e ka luksin që e kanë zyrtarët e Vetëvendosjes, duke marrë si shembull jetën e familjes së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, shkruan gazetametro.net

“Shqipe Pantina e paska përmend “truprojën”, i cili më është rekomanduar ta kem përkohësisht për shkak të sulmit fizik ndaj meje. E çuditshme sesi i keni të gjitha informacionet për lëvizjet e mia, po më përcillni a?”, shkruan Xharra në llogarinë e saj në Facebook.

Xharra tutje përmend edhe Dardan Molliqajn për të cilin thotë se lëviz me truproje.

“Kjo goca e Vetëvendosjes le t’u tregojë qytetarëve sesi zyrtarët e partisë së saj lëvizin të armatosur, me vetura luksoze dhe me nga 4-5 truproje pas. Me ka rastisë ta shoh Dardan Molliqajn, sepse jetojmë në të njëjtën lagje. Madje, kolegët e saj, të armatosur dhe si kauboj sillen edhe nëpër zyrat e Komunës së Prishtinës. Paska folur edhe për fëmijët sesi jetojnë në Prishtinë. Tregoju qytetarëve që fëmijët e Shpend Ahmetit jetojnë në lagjen luksoze NIC, kurse fëmijët e mi në lagjen më të degraduar të Prishtinës “Lagjja e spitalit”, ku as një metër katrorë gjelbërim s’ka mbetur për shkak të lejeve të ndërtimit që Vetëvendosje kundërligjshëm i ka dhënë”, ka shkruar tutje Xharra.

Në fund Xharra tha  “nëse do me ta bë qejfin Shqipe, unë edhe eci në rrugë vetë, sepse sigurisht do të gëzonte edhe ndonjë sulm tjetër fizik ndaj meje. Përndryshe, për dallim prej shumicës suaj në Vetëvendosje, familja ime përdorë transport publik, sepse s’kemi vetura luksoze dhe as pasurinë që keni ju. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë