Loading…

Xharra, Abdixhikut: Hajde të tregojmë se si jemi pasuruar (Video)

  • 18/05/2017 | 23:06

Xharra, Abdixhikut: Hajde të tregojmë se si jemi pasuruar (Video)

‘Lufta’ mes Partisë Demokratike e Lidhjes Demokratike është shfaqur edhe tek anëtarët më të ri të këtyre partive. Anëtarja e PDK’së, Arbana Xharra në emisionin Komiteti, ka folur për reagimet që pati për inkuadrimin e saj në politikë, nga ata që i kishte miq, ndër ta edhe Lumir Abdixhiku, i cili u bë pjesë e LDK’së.

Xharra ka thënë se ajo u sulmua fizikisht nga dy a më shumë persona në mbrëmjen e së premtes, mirëpo ky sulm erdhi pas akuzave e linçimet e anëtarëve të shoqërisë civile ndaj saj.

Ish-gazetarja, ndaj të cilës pati shumë reagime për shkak të hyrjes së saj në politikë, përkatësisht në PDK, thotë se u akuzua për qëllime politike të personave të caktuar, një ndër ta edhe Abdixhiku.

Xharra ka thënë se aderoi në PDK sepse kjo parti i dha hapësirë, ndërsa ka mbrojtur punën e saj në profesionin e gazetares duke thënë se për 17 vjetëve nuk ka pasur asnjë skandal e asnjë aferë korruptive.

Ndërsa, ajo ka shtuar se Abdixhiku, i cili ishte miku i saj më parë, ka qenë e lidhur për një kohë të gjatë me partinë me të cilën u bë pjesë e për të treguar pastërtinë, mund të deklarojnë pasurinë e tyre.

(Nga minuta e 8-të)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë