Loading…

Xharra i përgjigjet LDK’së, tregon ku i punojnë familjarët

  • 09/06/2017 | 11:59

Xharra i përgjigjet LDK’së, tregon ku i punojnë familjarët

Arbana Xharra, e posa aderuar në PDK, i është përgjigjur akuzave të LDK’së, për punësim të familjarëve, pas hyrjes në partinë e Kadri Veselit.


Ajo përmes një reagimi në Facebook, duke përshkruar vendin e punës së të gjithë familjarëve të saj, i ka quajtur shpifje akuzat se me anëtarësimin në PDK, ka përfituar duke e punësuar bashkëshortin në RTK.

Reagimi i plotë i Xharrës:

Babi: Fehmi Xharra inxhinier i kibernetikes student i Beogradit profesor qysh nga vitet e 70-ta tash para pensionimit.

Nana: Xheva Xharra, infermiere qe nga 80tat.

Vjehrri: Selman Lokaj, aktor i teatrit tash 50 vite.

Vjehrra: Luljeta Lokaj, edukatore ne Hivzi Sylejmani qysh para luftes.

Bashkeshorti: Andin Lokaj, gazetar qe nga viti 2000.

Motra e Andinit, Alma bashke me burrin e saj te papune tash 13 vite me femije autik pa asnje mundesi te ofruar nga komuna e Shpend Ahmetit, as per qendrim ditor te djalit te tyre.

Tezja ime, Luljeta Kuqi, me epilepsi e pa afte per te punuar per shkak te sulmeve epileptike e larguar nga skema sociale tash disa vite.

Per te mos numeruar dhjetera familjar te papune.

Po e beje publike gjendjen e familjareve te mije per te demantuat shpifjen e Sokol Havollit nga LDK-ja, se une paskna shfrytezuar autoritetin tim per te punesuar familjaret.

Kjo shpifje e tij erdhi pas publikimit qe i bera te nje liste te uzurpatoreve te pronave ne Komunen e Prishtines, ku figuronte edhe emri i babit te tij Ymer Havolli. Nderkohe qe ai prezantoi fleten poseduese te prones, qe doli se Vetevendosje paska genjyer sepse ata e kane kete liste ne faqen e tyre zyrtare (Familja Havolli le te kerkon sqarim nga VV). Une edhe pse jam thirre ne liste zyrtare te komunes se Prishtines, me vjen keq per babain e Sokol Havollit dhe i kerkoj falje. Pres te njejten ndaj prinderve te mije dhe familjes sime ta beje edhe Sokol Havolli!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë