Loading…

Xharra: Ata që duan të më frikësojnë kot e kanë

  • 10/04/2017 | 18:23

Xharra: Ata që duan të më frikësojnë kot e kanë
Kryeredaktorja e Gazetës Zëri, Arbana Xharra, ka komentuar kërcënimin që i është bërë, kur para derës së saj është vizatuar me ngjyrë të kuqe një kryq.


Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se për momentin s’mund të akuzojë askënd për këto kërcënime që i janë bërë, por ka pohuar se askush s’do të mund ta frikësojë dhe se s’do të ndalojë së shkruari me të njëjtin avaz.

“Është një akt qyqar, sepse duket qartazi është kërcënim edhe për familjen. Terrorizim edhe për fëmijët. Pos tek dera është bërë e njëjta shenjë edhe tek garazha. Këto shenja duken si kryqe, por nuk mund të drejtoj gishtin nga askush”, ka thënë Xharra.

“Forenzika janë duke u marrë me rastin. Unë për disa ditë nuk kam qëndruar në shtëpi, jam larguar për një javë bashkë me fëmijët. Por, ata që mendojnë se do të më frikësojnë e kanë kot”.

Xharra është shprehur shumë e kënaqur me Policinë e Kosovës dhe bashkëpunimin e tyre në këtë rast.

“Policia ka reaguar menjëherë, kanë qëndruar disa ditë tek banesa me veturat e tyre. Më kanë kërkuar gjithmonë në telefon nëse është gjithçka në rregull. Tani rasti ka kaluar në prokurori”.

Ajo ka pohuar se kërcënime të shumta ka pasur edhe në të kaluarën, por asnjëherë në një formë të tillë.

“Unë kam marrë kërcënime në rrejte sociale, por asnjëherë në këtë formë”.

Gazetarja e njohur kosovare, e cila është shumë aktive edhe në rrjetin social Facebook, ka thënë se javëve të fundit ka pasur shumë sulme me komente të ndryshme edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, ka thënë se për momentin s’ka prova ta akuzojë ndokënd për vizatimin e kryqit tek dera e shtëpisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë