Xhamia e kandidatit për deputet nga radhët e VV-së, Mulla Omani, në Drenas duket se nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Sipas disa pamjeve të siguruara nga Sinjali, një pjesë e konsiderueshme e xhamisë është me lagështi dhe myk në mure dhe në kupolën e xhamisë.
Siç shihet edhe nga pamjet, njollat e lagështisë janë përhapur në sipërfaqe të mëdha të tavanit dhe mureve të objektit, duke krijuar një ambient larg standardeve të higjienës dhe sigurisë që duhet të ofrojë një hapësirë ku çdo ditë mblidhen besimtarë për kryerjen e riteve fetare.