Trendit të fundit për ndryshmin e ngjyrës së flokëve nuk i ka shpëtuar as futbollisti shqiptar që luan për kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka, shkruan Gazeta Metro.
Mesfushori defanzivi i Zvicrës, vendosi që ta bëj kokën e bardhë duke i ngjyrosur flokët, dhe vendosi që ta befasoj gruan e tij në FaceTime.
Reagimi i gruas së tij ishte epik dhe menjëherë u bë viral në rrjete sociale. Leonita kishte mbetur e shtangur nga ndryshimi i futbollistit i cili guxoi për një vendim pak para takimit të kombëtares së tij kundër Italisë në “Euro 2020” që do të mbahet të mërkurën.
Ndryshe, Xhaka dhe Leonita janë prindër të dy vajzave dhe shumë shpesh bëhen pjesë e mediave rozë për marrëdhënien e tyre të shkëlqyer./gazetametro.net
Granit Xhaka has dyed his hair #AFC pic.twitter.com/mVjRUcRB8O
— Dan Critchlow (@afcDW) June 14, 2021