Loading…

Xhaka motivon tifozët e Sunderlandit para sezonit të ri: Ëndrra të reja, sfida të reja

  • 03/08/2026 | 19:27

Xhaka motivon tifozët e Sunderlandit para sezonit të ri: Ëndrra të reja, sfida të reja

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, ndau një mesazh motivues me tifozët e klubit para nisjes së sezonit të ri, transmeton Gazeta Metro.


Mesfushori shqiptar i ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme, duke kujtuar emocionet dhe momentet e përjetuara së bashku gjatë rrugëtimit të kaluar.

“Ne krijuam kujtime që do të mbeten me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita dhe t’ju dëgjonim të këndonit me një zë të vetëm… Këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë”, shkroi Xhaka.

Ai ka vlerësuar besimin e tifozëve dhe mbështetjen e tyre në çdo hap të ekipit. Xhaka ka thënë se tashmë fokusi është te objektivat e rinj, duke kërkuar që skuadra dhe tifozët të përjetojnë së bashku një tjetër sezon të veçantë.

“Faleminderit që besuat tek ne. Faleminderit që qëndruat pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit. Tani nis një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. E njëjta stemë. I njëjti pasion. Le ta shijojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon edhe më të paharrueshëm se ai i kaluari. Së bashku. Gjithmonë”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë