Loading…

‘Xhaka është treguar fenomenal’ Arteta: I thashë se do të shënonte

  • 20/03/2023 | 15:09

‘Xhaka është treguar fenomenal’ Arteta: I thashë se do të shënonte

Pas golit në Europa League, Granit Xhaka gjeti sërish rrugën e rrjetës me Arsenalin, këtë herë në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj Crystal Palace në Premier League.

Mesfushori me origjinë shqiptare është shndërruar në një lider të The Gunners në këtë sezon teksa trajneri Mikel Arteta e vlerëson jashtë mase lojtarin 30-vjeçarin.

Pas përfundimit të sfidës, tekniku i londinezëve u shpreh se Xhaka është treguar fenomenal përgjatë gjithë sezonit ndërsa shtoi se tashmë ai ka më shumë besim, transmeton tch.

“Ajo që ka ndryshuar tek Granit Xhaka është se ai ka nisur të fitojë sërish besimin. Është në vendin e duhur në fushë dhe tashmë gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur. Para sfidës i thashë se do të shënonte sërish sepse është me mentalitetin e duhur. Këtë mund ta shohësh shumë lehtë në mënyrën si po stërvitet, gjëra do të mira do të vijnë për Xhakën. Për mua ai është shfaqur fenomenal për të gjithë sezonin”, u shpreh Arteta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë