Loading…

Xhaka e Rodriguez i përshëndesin tifozët kuqezinj, bëjnë shqiponjën mes SHBA’së

  • 08/06/2026 | 13:38

Xhaka e Rodriguez i përshëndesin tifozët kuqezinj, bëjnë shqiponjën mes SHBA’së

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, dhe mbrojtësit Ricardo Rodriguez gjatë qëndrimit të kombëtares në Shtetet e Bashkuara ka rikthyer në qendër të vëmendjes diskutimet rreth simbolit të shqiponjës dykrenare.


Futbollistët e përfaqësueses zvicerane ndoqën një ndeshje të bejsbollit mes ekipit vendas San Diego Padres dhe New York Mets në stadiumin “Petco Park” në San Diego. Gjatë prezantimit të tyre në ekranet gjigante të stadiumit, Xhaka dhe Rodriguez u panë duke formuar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare, ndërsa pjesa tjetër e ekipit pozoi për publikun e pranishëm, shkruan Indeksonline

Gjesti ka ngjallur reagime në Zvicër për shkak të ngarkesës simbolike që ai mbart, veçanërisht pas ngjarjeve të Kupës së Botës 2018. Atëherë, Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner festuan me shqiponjën dykrenare pas golave ndaj Serbisë, duke u gjobitur më pas nga FIFA për sjellje të konsideruar provokuese.

Shoqata Zvicerane e Futbollit ka minimizuar rëndësinë e episodit të fundit, duke sqaruar se gjesti nuk ndodhi gjatë një aktiviteti zyrtar sportiv dhe as në fushën e lojës. Sipas federatës, pas një miqësoreje të zhvilluar në San Diego, shumë tifozë me origjinë shqiptare kishin mbështetur ekipin kombëtar dhe veçanërisht Xhakën, i cili më vonë gjeti rastin t’i përshëndeste ata./

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë