Loading…

Xhaferi: Ky është moment kthese për shqiptarët

  • 29/04/2017 | 08:40

Xhaferi: Ky është moment kthese për shqiptarët

Populli maqedonas nuk ka arsye për t’u frikësuar nga bartja e një prej funksioneve kyç shtetërore prej një shqiptari, cilido qoftë ai, e në veçanti nga unë konkretisht. Kështu ka thënë kryetari i parë shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi


Për herë të parë në histori të Republikës së Maqedonisë në krye të Kuvendit të saj vjen një shqiptar. Ish-ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi, të enjten mbrëma me shumicë votash është përzgjedhur kryetar i ri i legjislativit.

Në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” Xhaferi ka thënë se ky fakt është një moment kthese për shqiptarët. Për ish-ministrin e Mbrojtjes ka ardhur momenti që të gjithë në Maqedoni të kuptojnë se shqiptarët janë komb shtetformues dhe jo qytetarë të rendit të dytë.

Në komentet e para të tij pas zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Xhaferi ka përgënjeshtruar zërat se shteti po rrezikohet nga “Platforma Shqiptare” si një kauzë për “Shqipërinë e Madhe”.

Madje, ai ka porositur kryeministrin Nikolla Gruevskin që ta bëjë bartjen e pushtetit në mënyrë të qetë nëse i mendon realisht interesat e qytetarëve maqedonas, të cilët ai përfaqëson.

Në të kundërtën, Xhaferi ka thënë se pozita si subjektivitet ndërkombëtar e Maqedonisë do të goditet fuqishëm

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë