Loading…

Xhafer Tahiri zyrtarizon kandidaturën për komunën e Vushtrrisë

  • 25/05/2021 | 23:41

Xhafer Tahiri zyrtarizon kandidaturën për komunën e Vushtrrisë

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në  T7 se do të kandidojë edhe për një mandat.


Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në fund të këtij viti në të gjitha komunat dhe disa kandidatë kanë filluar të tregojnë ambiciet e tyre për këtë pozitë.

Tahiri ka thënë se gjatë këtij mandati do ta ketë një qëllim tjetër. Ai po ashtu tregoi se cfarë po shkruante në bluzën e tij.

“Po do të kandidojë. Këtu më shkruan Vushtrria +4. Do të shkojmë edhe për një mandat. Jam konsultuar edhe me familjen dhe Kryesinë e LDK-së. Tani qëllimi do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës me pandeminë”, tha ai.
“Vushtrria është një qytet dinamik dhe pres që të rikthehemi”, shtoi ai.

Ndryshe, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidatin e subjektit të tij për zgjedhjet komunale në Vushtrri. Kandidati për këtë komunë nga radhët e AAK-së është Mensut Ademi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë