Loading…

Xavi Hernandez nuk fshehet më: Është ëndrra ime, dua të jem trajner i Barcelonës

  • 22/10/2021 | 13:03

Xavi Hernandez nuk fshehet më: Është ëndrra ime, dua të jem trajner i Barcelonës

Në momentin delikat aktual të Barcelonës, me shumë kritika për trajnerin Ronald Koeman, Xavi Hernández, një nga legjendat e klubit katalanas, është lidhur vazhdimisht me mundësinë që ai të jetë trajner i ardhshëm i kësaj skaudre.

Në një intervistë për gazetën ’20 Minuta’, ish-mesfushori i Barcelonës, aktualisht trajner i Al-Sadd, nga Katari, supozon dëshirën për t’u rikthyer në Katalonjë, duke mos fshehur objektivat që ka për karrierën e tij si trajner.

“Qëllimi im është të jem trajner i Barcelonës. Nuk e kam fshehur kurrë, është qëllimi dhe ëndrra ime. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë apo jo, nëse do të kenë nevojë për mua apo jo, por aktualisht jam i lumtur si trajner i Al-Sadd dhe jam shumë krenar për këtë. Nëse vjen ndonjë ofertë, do të vlerësohet dhe më pas do të përpiqemi të vendosim, por për momentin jam shumë i lumtur këtu”, tha Xavi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë