Loading…

Xavi Hernandez: Jemi shumë të motivuar nesër kundër Napolit

  • 16/02/2022 | 17:38

Xavi Hernandez: Jemi shumë të motivuar nesër kundër Napolit

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka paralajmëruar skuadrën e Napolit se nuk do të kaloj edhe lehtë të enjten në ‘Camp Nou’ në kuadër të Europa League, transmeton Gazeta Metro.


Ish mesfushori i Barcelonës tani trajneri i kësaj skuadre sot deklaroi se kompeticioni i Europa League do të vlerësohet maksimalisht nga katalunasit, sepse nuk kanë arritur të fitojnë ende asnjëherë garën e dytë më të rëndësishme të organizuar nga UEFA.

”Është një titull që Barcelona nuk e ka fituar kurrë dhe është një mundësi për të. Ne duam të tregojmë se mund të garojmë në Europë dhe mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm, për të cilin jemi shumë të motivuar, edhe ky është një kompeticion i madh, nuk është divizioni i tretë”, deklaroi Xavi Hernandez.

Ai në fund u pyet nga gazetarët edhe rreth ndeshjes së djeshme PSG-Real Madrid por nuk u përgjigj asgjë pasi dëshironte të fokusohej vetëm në sfidën e nesërme ndaj Napolit.

Xavi u emërua trajner i Barcelonës këtë sezon duke e zëvëndësuar ish trajnerin, Ronald Koeman, në 16 ndeshje të zhvilluara deri më tani ai ka arritur 7 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje në të gjitha garat. /gazetametro.net

Më poshtë gjeni edhe intervistën e plotë të realizuar sot nga Xavi Hernandez.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë