Loading…

Wow, çfar arsyetimi nga ​Gërvalla: Deklarata e Prindon Sadriut për mediat ishte si bashkëshort, jo si diplomat

  • 15/02/2022 | 22:34

Wow, çfar arsyetimi nga ​Gërvalla: Deklarata e Prindon Sadriut për mediat ishte si bashkëshort, jo si diplomat

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar deklaratën e bashkëshortit të presidentes Osmani, Prindron Sadriu, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ajo deklaratë ku etiketoheshin mediat si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” nuk ishte deklaratë e Prindonit diplomat por e Prindonit bashkëshort, shkruan Gazeta Metro.


Gërvalla ashtu edhe siç pritej u arsyetua duke thënë se nuk do të marrin masa për gjuhën e përdorur ndaj mediave.

“Përgjegjësi disiplinore për z. Sadriu do të kishte nëse gjatë ushtrimit të detyrës së tij si diplomat ai do të kishte shkelur detyrat e tij”, tha Gërvalla që shtoi se po të ishte gazetare nuk do të ndihej e ofenduar nga postimi i Sadriut.

“Si ministre e Punëve të Jashtme, si eprore direkte e z.Sadriu e kam për detyrë prononcimet e tij dhe të tjerëve ti lexoj me kujdes dhe të vlerësoj a janë shkelur kriteret profesionale në punën që ushtrojnë. Është shumë e qartë që kjo deklaratë nuk është e diplomatit Prindron Sadriu, kjo deklaratë është e bashkëshortit të detyruar të mbrojë dinjitetin e bashkëshortes”, tha Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare tha se deklarata si e tillë nuk i pëlqen dhe ajo vet nuk do ta kishte bërë.

“A më pëlqen kjo deklaratë? Nuk më pëlqen, nuk do ta kisha thënë siç e ka thënë z.Sadriu por është një çështje e atij dhe arsyetimi i përket po atij dhe jo eprores së tij”, vijoi Gërvalla. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë