Loading…

WhatsApp me një funksion të ri

  • 18/12/2016 | 10:40

WhatsApp me një funksion të ri

Këtë vit aplikacioni WhatsApp ka prezantuar disa funksione të reja të tilla si video thirrjet, mesazhet e koduara etj. Tani vjen një ndryshim i rradhës i cili ju mundëson të fshini mesazhet e dërguara.

Më herët ishte e mundshme që të fshini mesazhet vetëm për vetën tuaj, kurse tash mund të fshini mesazhin e dërguar nga ju edhe tek personi tjetër, transmeton gazetametro.net.

Funksioni i ri do të mundësojë që të klikoni mbi mesazhin që dëshironi të fshini dhe shtypni butonin ”revokojë” hiqni mesazhin e dëshiruar në pajisjen tuaj dhe pajisjen e marrësit. Pas kësaj, në vend të mesazhit do të mbetet vetëm teksti ”Dërguesi ka fshirë mesazhin”. Ky shërbim do të mundësojë fshirjen e fotove dhe videove, gjithashtu.

Ky funksion pritet të lansohet në ditët në vazhdim, kryesisht në fillim të vitit 2017 sepse ende është në testim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]t
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë