Kompania e famshme amerikane HBO kthen serialin fantashkencë Westworld për sezonin e tretë të tij, rishtas ka publikuar edhe promon e parë të tij, transmeton Gazeta Metro.
Seriali u shfaq së pari në vitin 2016 ku pati shumë sukses në televizionet e botës. Ky serial kishte një grup aktorësh me famë botërore si Sir Anthony Hopkins e Ed Harris, e të tjerë të rinj që kanë arritur renome pas këtij seriali si Tessa Thompson.
Seriali është idejuar dhe shkruhet nga Jonathan Nolan, vëllau e bashkëpunëtori i regjisorit Christopher Nolan, me të cilin punuan në hite të mëdha si trilogjia me superheronjë, Batman Begins, The Dark Knight, The Dark Knight Rises. Shto bashkëpunimit edhe filmat si The Prestige e Interstellar.
Tani me gjithë yjet që rikthehen atyre ju shtohet edhe aktori Aaron Paul, i njohur për serialin Breaking Bad.
Nëse jeni mërzitur që përfundoi seriali tjetër i njohur i HBO, Game of Thrones, ata ju sjellin tjetrin hit të radhës, ndiqni promon në vazhdim./gazetametro.net
https://www.youtube.com/watch?v=deSUQ7mZfWk