Skuadra e West Hamit është duke shkëlqyer në Evropë.
West Ham po lë përshtype me paraqitjet tejet të mira në Ligën e Evropës, shkruan lajmi.net.
‘Çekanët’, mposhtën dje Genkun 3-0 për të blinduar pozitën e parë në grupin H me nëntë pikë të grumbulluara.
Çka vlen të përmendet është fakti se West Hami në tri ndeshjet e luajtura në Evropë këtë edicion nuk ka pranuar ende asnjë gol të vetëm, ndërsa ka realizuar shtatë sosh.
Kështu ata janë ekipa e vetme angleze që nuk ka pranuar asnjë gol në kompeticion evropiane.
Chelsea ka pranuar një, Man City e Tottenham nga katër, Liverpooli dhe Man Utd nga pesë, ndërsa Leicester City gjashtë.
Nga shtatë ekipet angleze që luajnë në Evropë, ‘Çekanët’ kanë mbrojtjen më të mirë momentalisht.