Loading…

‘Welcome, merhaba, how are you’ dalin pamjet nga takimi Kurti -Erdogan

  • 03/02/2023 | 19:18

‘Welcome, merhaba, how are you’ dalin pamjet nga takimi Kurti -Erdogan

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Stamboll nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.


Sipas pamjeve të publikuar nga pritja që iu bë Kurtit, dëgjohet presidenti turk duke e përshëndetur kryeministrin kosovar në gjuhën angleze dhe turke.

”Welcome, merhaba, how are you”, dëgjohet të ketë thënë Erdogan.

Sipas agjencisë Anadolu, në takimin në Pallatin “Vahdettin” në Stamboll, Erdogan dhe Kurti folën për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në aspekte të ndryshme dhe u diskutuan hapat e mundshëm për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Po ashtu, gjatë takimit u shkëmbyen mendime edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht për Ballkanin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë