Aktivistja më e njohur për luftën kundër ndryshimeve klimatike Greta Thunberg ka mbushur 18 vjeç në janar dhe vlerësimi i saj është se nëse nuk ndryshojmë si njerëz në relacion me natyrën “jemi të q**ë”, transmeton Gazeta Metro.
Thunberg që është më e njohura aktiviste në botë për çështjen e ambientit në promon më të fundit flet për lidhjen me natyrën e njerëzimit që është shkëputur sipas saj dhe si pasojë po vdesin miliona njerëz nga Covid-19, ebola, e të tjera katastrofa.
“Krizat klimatike, ekologjike, si dh ato shëndetësore janë të ndërlidhura, por ne nuk po e shohim lidhjen mes tyre, i shohim vetëm ato që i kemi para hundës” tha Greta dhe shtoi: “Nëse nuk përmirësohemi, jemi të q**rë”./gazetametro.net
”Our relationship with nature is broken. But relationships can change. When we protect nature – we are nature protecting itself.”
Thank you @MercyForAnimals for sponsoring this film by @tommustill and me.#ForNature #BiodiversityDay pic.twitter.com/2tXPFaeqWq
— Greta Thunberg (@GretaThunberg) May 22, 2021