Loading…

Washington Post: Zyrtari i lartë i SHBA’së kërkon heqjen e taksës

  • 09/03/2019 | 22:46

Washington Post: Zyrtari i lartë i SHBA’së kërkon heqjen e taksës

Washington Post ka komentuar takimin mes lidereve kosovarë dhe zyrtarit të lartë amerikan, David Hale. Gazeta amerikane shkruan se ky takim ishte përpjekje për të bindur qeverinë e Kosovës për të revokuar ose pezulluar  taksën ndaj mallrave serbe në mënyrë që dialogu me Beogradin të mund të rifillojë, transmeton Gazeta Metro.


Prestigjozja amerikane “Washington Post”, shkruan se Nënsekretari i Shtetit për Çështjet Politike David Hale ka ripërsëritur qëndrimin e SHBA’ve dhe të shteteve tjera përendimore për heqjen e taksës.

“Hale ripërsëriti qëndrimin se SHBA-të dhe shtetet përendimore do të përkrahin çfarëdo marrëveshje të arritur mes palëve”, shkruan Washington Post.

Duke cituar deklaratat e fundit të Haradinajt, “Washington Post” shkruan se kryeministri u ka rezistuar thirrjeve të SHBA-ve për heqjen e taksës, dhe se këtë do të bëjë vetëm kur Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Që nga 2011, dy vendet e ish-Jugosllavisë i kanë hyrë dialogut, në përpjekje të zgjidhjes së konfliktit të gjatë. Brukseli ua ka bërë me dije të dy vendeve se duhet t’i normalizojnë raportet e tyre para anëtarësimit në bllok”, shkruan më tej Washington Post.

Në lidhje me vizitat e zyrtarëve amerikanë kanë raportuar edhe mediat tjera botërore, duke përfshirë edhe agjencinë e lajmeve “Associated Press” si dhe “Financial Post”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë