Loading…

Washington Post: Haradinaj nuk ka afat të caktuar për zgjidhjen e Demarkacionit

  • 27/09/2017 | 13:45

Washington Post: Haradinaj nuk ka afat të caktuar për zgjidhjen e Demarkacionit

Gazeta prestigjioze amerikane ‘Washington Post’ ka publikuar një shkrim për çështjen e Demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, përcjell Gazeta Metro.


Artikulli i shkruar fillimisht nga agjencia e lajmeve AP thotë se Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ende nuk ka caktuar një afat të qartë kohor për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit me vendin fqinj.

“Ramush Haradinaj tha të mërkurën  në Shqipëri – në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit – që qeveria e tij po punon për ta zgjidhur Demarkacionin dhe se do të fillojë të bisedojë me Malin e Zi ‘kur të kemi të gjetura më të qarta për këtë çështje’. Haradinaj tashmë ka autorizuar komisionin e ri që të hartohet një raport brenda një muaji.

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi ishte nënshkruar më 2015, por nuk kishte gjetur përkrahje nga opozita në parlament, opozitë ku bënte pjesë edhe vet Haradinaj, tash Kryeministër. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë