Loading…
Warren kërcënon me shpërbërje të Amazon, Facebook dhe Google nëse zgjidhet presidente në 2020
  • 10/03/2019 | 17:59

Warren kërcënon me shpërbërje të Amazon, Facebook dhe Google nëse zgjidhet presidente në 2020

Senatorja Senatorja Demokrate Elizabeth Warren ka kërcënuar gjigandët e teknologjisë Amazon, Facebook dhe Google, transmeton Gazeta Metro.


Warren ka thënë se nëse zgjedhet presidente e Shteteve të Bashkuara në vitin 2020, do të shpërbëjë gjigandët më të mëdhenjë të teknologjisë Amazon, Facebook dhe Google.

Në përpjekje për tu diferencuar nga propozimet e demokratëve të tjerë që kanë vënë në shënjestër karrigen presidenciale, Warren tha për turmat në Sheshin Queens të Nju Jorkut se i kishin ardhur në maje të hundës “këta miliarderë që shfrytëzojnë të tjerët pa u dhënë asgjë në këmbim”.

Plani i saj do të anulonte disa shkrirje kompanish dhe ti bllokonte disa të tjera të konkurrojnë në platformat e tyre.

Warren thotë se një gjë e tillë do të nxiste konkurrencën dhe të mbronte bizneset e vogla. Warren tha se nëse zgjidhej presidente do të anulonte shkrirjen e Amazon dhe WholeFoods, apo Facebook me WhatsApp dhe Instagram apo Google me Waze.

Propozimet e saj i bëri publike edhe në një postim në uebsajtin Medium. Kompanitë në fjalë nuk kanë komentuar këto “kërcënime”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë