Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ka thënë se shqiptarët kanë shumë arsye të brengosen me fitoren e Donald Trumpin pasi Amerika siç tha ai nuk do të jetë e njëjta.
Ai tha se janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovar do të brengosej.
“Keni shumë arsye për t`u brengosur. Unë jam i brengosur. Shumë qytetarë në SHBA janë të brengosur. Për shkak të fushatës, për shkak të shumë arsyeve. Nuk e njoh z. Trump dhe nuk i njoh njerëzit rreth tij. E njohim si biznesmen por ka pikëpyetje se sa ka qenë i mirë si biznesmenë. Unë mendoj se ky zotëria këtu, presidenti Obama do të shkoj në histori si një president i jashtëzakonshëm”, tha Walker, transmeton gazetametro.net.
Ish-ambasadori walker tha se presidenti Obama të bind se mendon thellë para se të flas, ndërkaq presidenti Trump të krijon përshtypjen se flet para se të mendoj. Deklarimet i bëri në emisionin “Personale” të RTV Dukagjinit
“Madje janë shqetësuese disa lidhje që ai mendohet se i ka dhe si kosovarë do të brengosesha… E kemi Rusinë që është e gatshme për aventura si në Krime apo Siri. Shpresoj që lidhja ruso-serbe të mos ketë ndonjë ndikim në administratën Trump”, tha ish-ambasadori. /gazetametro.net.
https://www.youtube.com/watch?v=SiLmbbTtZyQ