Loading…

Walker e mohon se po punon për Shqipërinë e Madhe

  • 15/05/2017 | 00:18

Walker e mohon se po punon për Shqipërinë e Madhe

Ish’diplomati amerikan, William Walker, i njeh mirë shqiptarët dhe serbët.


Për të parët thotë se janë të ndarë dhe nuk gjejnë gjuhë të përbashkët për çështje madhore.

Ndonëse, mohon se lobon për Shqipërinë e Madhe. Për këtë akuzë që iu bë nga zyrtarët e Serbisë thotë se mënyrën e propagandës e kanë njësoj sikur të Slobodan Milosheviqit.

Ai thotë të jetë keqkuptuar, ngase me deklaratën për unitet të shqiptarëve, të thënë në 17 vjetorin e themelimit të AAK’së së Ramush Haradinajt, nuk e mendoi bashkimin e shqiptarëve në një shtet.

“Kur e kam thënë këtë, kam menduar se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, do të ishin shumë më mirë nëse do të punonin bashkë. Unë isha në Maqedoni javën e kaluar dhe shqiptarët atje janë shumë të ndarë. Edhe diaspora shqiptare poashtu është e ndarë”.

“Mendoj gjithashtu se këtu në Kosovë, komuniteti shqiptarë, duhet të lë anash diferencat politike e të bashkohet”, ka thënë ambasadori Walker, në një intervistë për Klan Kosova.

Sipas ambasadorit, janë udhëheqësit serbë ata që gjithëherë janë munduar të frikësojnë botën me idenë e Shqipërisë së Madhe. Ndërsa shton, se është i befasuar me deklaratën e kryeministrit serb Aleksandar Vucic, se Walker fabrikoi masakrën e Reçakut, e cila ishte edhe momenti kyç për të filluar bombardimet e NATO’s.

Ambasadori amerikan që shërbeu në Kosovë gjatë vitit 1999 si përfaqësues i OSBE’së, së fundi ka themeluar një fondacion i cili do të quhet Fondacioni Walker, e që do të jetë i vendosur edhe në Kosovë, për t’i ndihmuar qytetarët kosovarë për të ardhme më të mirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë