Loading…

VVLEN’istëve u ndalohet hyrja në Shqipëri, u përfshinë në organizimin e flamingo revolucionarëve

  • 08/07/2026 | 20:00

VVLEN’istëve u ndalohet hyrja në Shqipëri, u përfshinë në organizimin e flamingo revolucionarëve

Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raportoi TV21 të mërkurën.  Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.


Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.

Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.

Sipas Tv 21, kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.

Kujtojmë se “Revolucioni Flamingo” është një lëvizja qytetare në Shqipëri, e cila nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Laguna e Nartës, Zvërnec dhe projekteve të zhvillimit në Ishulli i Sazanit, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama./tv21.tv

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë