Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve në qeverinë maqedonase, Kaltrina Zekolli, të premten këmbënguli se do rrugët që e lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën gjithsesi do të ndërtohen por nuk mundi të thotë më shumë sesa fjalë inkurajuese, transmeton Gazeta Metro.
“Në Korridorin 8 po punohet, në të gjitha segmentet” deklaroi zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli dhe shtoi se “patjetër që do të kemi lidhshmëri me Shqipërinë” por shtoi se pritet edhe një disktim me UNESCO nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski.
Për projektin e rrugës së shumë reklamuar nga kryeministri Albin Kurti në fushatë elektorale në Maqedoni të Veriut për VLEN’in asokohe e më pas për nevoja të veta sipas Zekollit si duket as nuk ja kanë mësy ta nisin tani për tani.
“Më vjen keq që duhet ta them këtë, po patjetër duhet ta kalojmë pjesën e projektit kryesor. Pa projekt, ne nuk mund të dimë saktë sa do të kushtojë, sa do të zgjasin punimet, si do të realizohet e gjithë kjo. Ajo që na lidh me Kosovën është një tunel i përbashkët, për këtë edhe me Kryeministrin Kurti kemi biseduar se si të gjejmë, qoftë një grant të përbashkët që të mund të realizohet, por neve njëherë na intereson kjo pjesa jonë që të fillojmë, por patjetër njëherë duhet të bëhet projekti kryesor”, tha Kaltrina Zekolli.
Në Maqedoni të Veriut ka skepticizëm në pretendimet e qeverisë maqedonase tashmë një kohë të gjatë dhe nuk e konsiderojnë rastësi më që flitet për projekte madhore me interes jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën por edhe atë perëndimor siç është Korridori 8. Në raste të tjera nuk kishte ngurrim në qeverinë e Mickoski siç ishte projekti i Korridorit 10 që i lidh me Beogradin, i cili u nis pa zhurmë./gazetametro.net