Loading…

VV’ja rehatoi njerëzit e saj nëpër borde: Zëvendësministri Zogaj kërkon që ato të bëhen politike me ligj

  • 20/04/2020 | 18:18

VV’ja rehatoi njerëzit e saj nëpër borde: Zëvendësministri Zogaj kërkon që ato të bëhen politike me ligj

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht zëvendësministër i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se bordet e Ndërmarrjeve Publike duhet të bëhen politike me ligj.


Në emisionin Frontal të T7, Zogiani ka deklaruar se bordet e ndërmarrjeve publike “kanë përgjegjësi politike” dhe se, si të tilla, duhen të kenë njerëz politik në borde.

“Është mendimi im që bordet duhet të jenë politike. Të hapet diskutimi që bordet të jenë politike. Këta ma herët me i kanë vlerësuar si jopolitik, por i kanë bërë ato nepotiste e politike. Mendoj që përgjegjësia nëpër borde duhet të jetë politike, për arsye se i jep llogari qeverisë. Bordet duhen të bëhen me ligj politike”, ka thënë Zogiani.

Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e të cilës është Zogiani, kishte kundërshtuar zëshëm vendosjen e njerëzve politik në bordet e Ndërmarrjeve Publike në kohën kur ky subjekt politik ndodhej në opozitë.

Por, me ardhjen në pushtet, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje shkarkoi bordet e shumicës së Ndërmarrjeve Publike, për t’i zëvendësuar ato me disa njerëz të saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë