Loading…

VV’ja paguan televizionin për t’ia transmetuar tribunën

  • 10/02/2017 | 21:11

VV’ja paguan televizionin për t’ia transmetuar tribunën

Lëvizja Vetëvendosje ka sponsorizuar transmetimin e tribunës së organizuar me rastin e 10-vjetorit të demonstratave të 10 shkurtit 2007, në televizionin KTV.


Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti, ka thënë se transmetimi i kësaj tribune të organizuar sot, në të cilën morën pjesë pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, është vendosur të paguhet për shkak të rëndësisë që kishin demonstratat e 10 shkurtit 2007.

“E vlerësojmë si shumë moment të rëndësishëm 10 Shkurtin, e aq më shumë tani kur po shihet më së miri rezultati i Pakos së Ahtisarit, e cila kundërshtohej atë ditë”, ka thënë Hoti.

Hoti tha se Vetëvendosje vendosi që ta sponsorizojë në KTV transmetimin e kësaj ngjarje, megjithatë ai tha se kjo tribunë e organizuar nga VV të transmetohej edhe në televizione të tjera.

”S’kemi pasur mundësi ta dërgojmë në shumë televizione. Për ne do të ishte më mirë sikur të transmetohej në sa më shumë kanale po të ishte e mundur, edhe pa sponsorizim”, u shpreh zëdhënësi i VV-së.

Më 10 shkurt të vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje organizoi protestë kundër implementimit të planit të Ahtisaarit, ku humbën jetën aktivistët Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Në njoftimin e VV-së për këtë datë thuhet se 10 Shkurti hyri në historinë e vonë të popullit tonë si dita kur u kundërshtua imponimi politik prej Planit të Ahtisaarit dhe ku u shpreh vullneti popullor për liri e pavarësi.

VV, përmes një komunikate të lëshuar për medie sot, ka thënë se “10 shkurti madhështohet edhe nga fakti që kombit tonë i dha dëshmorët për liri, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë