Sot është mbajtur ceremonia për përzgjedhjen e sportistit të vitit në Mitrovicë. Por, ajo çka ra në sy, ishte mungesa e flamurit shtetëror dhe himnit.
Për këtë, LDK’ja e Mitrovicës ka kritikuar ashpër VV’në, duke thënë se po e mohojnë shtetin, por po i pranojnë privilegjet që u jep.
“Kjo është apsolutisht e papranueshme dhe mohim i kontributit të të gjithë sportistëve mitrovicas të cilët janë angazhuar fortë për të arritur rezultate pozitive, për të na nderuar të gjithë neve dhe Republikën tonë”, thuhet në reagimin e LDK’së.
Kritika i është adresuar drejtorit të sapo zgjedhur të DKRS’së në Mitrovicë, Fidan Ademit. VV’ja e ka marrur nën udhëheqje këtë drejtori pas arritjes së koalicionit me AKR’në e Bahtirit, pak ditë pasi nga koalicioni me të ishte tërhequr LDK’ja./gazetametro.net